Ironia e gazetarit Dylgjeri me Baton Haxhiun: Prandaj nuk zhdudet Pandemia dhe sëmundjet e tjera në këtë vend

Publikimi i databazës me pagat mujore të qytetarëve shqiptarë që punojnë në shtet apo në privat ka shkaktuar një tjetër skandal me të dhënat personale.

Të gjithë që kanë akses në whatsapp mund të kenë në dorë pagat e 637 mijë punonjësve shqiptarë për muajin janar 2021.

Në këtë listë zbulohet dhe se Baton Haxhiu mbante pozicioni e shefit të marketingut në spitalin amerikan.

Gazetari Ylli Dylgjeri me ironi reagon përmes një postimi në facebook.  

Me ne fund u zbulua virusi!

Prandaj nuk zhduket Pandemia dhe semundjet e tjera ne kete vend, se Spitali Amerikan e mban Virusin Baton si Shef Marketingu!