Gjyqtari kërkoi dorëheqjen nga shqyrtimi i ndryshimeve statutore të Berishës, Vokshi: Asgjë nuk cënon vendimin, Basha deputet
Gjyqtari Agron Zhukri është ai që caktoi shorti i gjyqtarëve për të gjykuar ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit të liderit historik të PD, Sali Berisha.
Pas shortit Zhukri depozitoi një kërkesë për t’u tërhequr nga çështja për shkak të njohjeve me Berishën dhe konfliktit të interesit me një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, por Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën e këtij të fundit.
E pyetur nëse kjo e cënon vendimmarrjen e tij cilidaqoftë ajo, deputetja Albana Vokshi tha se për këtë çështje ka vendosur sovrani demokrat.
Pyetje: PD e rithemeluar i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për ndryshimet statutore të miratuar në Kuvendin e 11dhjetorit.Ka pasur një kërkesë për dorëheqje nga gjyqtari i çështjes ku ka arsyetuar se ka njohje me ish-kryeministrin dhe ka konflikt interesi me një nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD. Megjithatë dorëheqja nuk është pranuar. A e bën këtë të cënueshëm cilido qoftë vendimi?
Vokshi: Askush dhe asgjë nuk mund të cënojë vendimin e sovranit demomrat. Sovrani ka vendosur, Lulzim Basha është tashmë thjesht deputet. Është shkarkuar nga 4446 delegatë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, vendim i ratifikuar nga rreth 44 mijë demokratë që kanë votuar në mënyrë të qetë duke demonstruar ushtrimin e demokracisë së drejtëpëdrejtë.

