Çomo kthehet te e kuqja, mjekja ndan me publikun historinë e trishtë të të riut që humbi jetën nga Covid

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, u shfaq sot në Komitetin Teknik të Ekspertëve në vendin ku ulej mjeku Dhimitër Kraja.

Doktoresha u shfaq sërish me lookun që mbante para se të vendoste ti hynte politikës edhe pse hoqi dorë nga mandati i deputetes fill më pas.

Siç duket Çomo ndihet më konfort te flokët e kuqe.

Teksa bëri një panoramim të situatës në spitalet Covid ajo ndau me publikun historinë e një të riu.

"Do e mbyll diskutimin me fjalët e një të riu 30 vjeçar i cili ka ndërruar jetë para pak ditëve. Pak orë para se të ndërronte jetë tha: Sa keq më vjen që nuk u vaksinova. Besoj se fjala e Klevisit vlen për shumë të rinj që të vrapojnë për tu vaksinuar".