Aksident tragjik në Greqi, i riu shqiptar "shuhet" në asfalt

Një shqiptar 29-vjeçar  ka humbur jetën në ishullin e Kretës Greqi.

Bëhet fjalë për Enkelet Biba, i cili ndërroi jetë pak pas mesnate, në një aksident automobilistik në rrugën provinciale Sisi-Agios Nikolaos.

Ngjarja fatale ka ndodhur sot, 23 dhjetor në orën 00.30 (ora greke)  ku në rrethana ende  të panjohura, makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria ka ndryshuar drejtim dhe më pas është përmbysur, shkruan media lokale në Kretë.