Dosja "Gërdeci", Gjykata e Lartë rrëzon rekursin. Fatmir Mediu do rihetohet për tragjedinë e Gërdecit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me dosjen "Gërdeci". 

Mediu ishte kundër rihetimit dhe gjykimit për dosjen "Gërdeci". Mbrojtësit e Mediut pretendonin se vendimi cënonte parimin e çështjes së gjykuar njëherë më parë, sa kohë që një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që kanë gjykuar dosjen dhe nuk kanë pranuar rekursin janë Ilir Panda, Albana Boksi, Sokol Binaj.

Rihetimi ndaj ish-ministrit lidhet me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi në punishten e demontimit të armëve mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 260 të tjerë.

Rihapja e hetimit nga SPAK u bë me kërkesë të familjarëve të viktimave të shpërthimit në Gërdec.

Poll