Xavi vendos më në fund për merkaton, nxjerr 5 lojtarë në shitje te Barcelona
Po afron momenti i së vërtetës te Barcelona. Pas një periudhe reflektimi, vlerësimi dhe nevoje për të ringritur klubin katalanas aty ku i takon në fushen e blerë, trajneri i ardhur muajin e kaluar, Xavi Hernandez ka vendosur të rindërtojë ekipin dhe më në fund ka emrat që sipas tij nuk janë për një ekip si blaugranat.
Nisim me emrat që sipas shtypit spanjoll, Barcelona me direktiva nga trajneri duhet t’i nxjerrë në shitje që të akumulojë fonde për të blerë të tjerë në Janar.
Sergino Dest është i pari; Mbrojtësi i ardhur nga Ajaxi, donte të bëhej pasuesi i Dani Alves por ka probleme të mëdha me përshtatjen në fushë, dëmtimet e shpeshta dhe mund të sjellë afro 20 mln Euro në janar për të financuar goditje të tjera. Bayerni interesohet për të.
Yusuf Demir, i konsideruar si sulmuesi i të ardhmes, nuk përdoret shumë nga Xavi dhe katalanasit duhet të paguajnë 10 mln Euro për ta blerë përfundimisht nga Rapid Wien. Më mirë ato para, klubi ka vendosur t’i kurseje për ta kthyer në Austri.
Luuk de Jong, sulmuesi holandez ka një vlerësim të veçantë nga trajneri spanjoll për profesionalizmin e tij por nuk është sulmuesi që ai mendon për skemat te Barcelona.
Philippe Coutinho; Zhgënjimi më i madh te Barcelona. Braziliani ka pagën e një ylli të madh, 22 mln Euro në vit dhe në fushë është totalisht jashtë çdo skeme të Xavit. Duhet të largohet me çdo kusht në Janar, ndoshta te Newcastle.
I fundit në listë, Samuel Umtiti. Klubi ka vite që dëshiron ta largojë, mbrojtësi nuk pranon. Paga e tij e lartë është pengesë për klubet e tjra për ta pranuar e gjithashtu nuk ofron garanci dhe drejtuesit në çdo mënyrë do të përpiqen ta largojnë në Janar.
/Ora News/.
