"Mbahu Vietnam! Kujdes spiunët" Kujt i drejtohet mesazhi i mbështetësve të Berishës?

Kjo pankartë me mesazhin e vjetër dhe të njohur “Mbahu Vietnam! Kujdes spiunët!”u ngjit në murin e selisë së PD-së këtë pasdite nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha në mbledhur në oborr për protestën para Kryeministrisë kundër Open Balkan dhe aferës me incineratorët.

Protesta pritet të nisë në orën 16, ndërsa janë zbuluar dhe 9 foluesit që do t'u drejtohen atyre, mes tyre edhe Ylli Manjani.