Komiteti rishikon masat anticovid në prag të festave, Shehi kritika qeverisë: Keni vepruar ngadalë me pandeminë
Masat ndaj covid-19 pritet të rishikohen nga Komiteti Teknik i ekspertëve në prag të festave të fundvitit, kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë në seancën plenare, ndërsa këshilloi të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe se një dozë e tretë do i mbronte më shumë nga Varianti Omicron. Ndërkohë opozita, i konsideron të vonuara hapat e Qeverisë për masat ndaj pandemisë.
Rreziku nga varianti Omcron dhe masat e komiteti teknik të ekspertëve për festat e fundvitit ishin dy nga çështjet kryesore që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu diskutoi nga foltorja e kuvendit këtë të hënë.
Manastirliu u shpreh se gjatë festave të fundvitit rreziku për përhapjen e infeksionit është i lartë, ndaj edhe Komiteti Teknik i ekspertëve është duke vlerësuar situatën për të marrë masat e duhura.
"Ndaj ekspertët tanë po vlerësojnë me shumë vëmendje këtë situatë për masat që do të nevojiten të palëkundur nga misioni i punës sonë të përditshme që është mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve," tha Manastirliu.
Minsitrja, duke ju referuar studimeve Britanike, deklaroi se vaksina anticovid, përball Omicron e ul mbrojtjen me rreth 20% ndaj është e nevojshme edhe një dozë e tretë.
"Me dy doza vaksine mbrojtja ndaj variantit të ri Omicrom bie nën 30-20%, por me dozën e tretë mbrojtja kalon 80%," tha Manasttirliu.
Ajo gjithashtu kujtoi edhe punën e ministrisë dhe qeverisë për sigurimin e vaksinave, përgjatë një viti.
Por pavarësisht dozave anticovid të mbërritura në Shqipëri, Deputeti i PD Tritan Shehu e konsideroi këtë një hap të vonuar të qeverisë.
"Ju kemi kërkuar që në fillim fare negocioni me kompanitë për vaksinat, u kapët me Covax dhe vazhduat me të. Ju thamë për spitalet, hapini sot thoni i kemi gatishmëri, pas dy vjetësh. Ju thamë mbroni mjekët, 50 mjekë humbën jetën," tha Shehi.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit, janë injektuar 2 253 886 doza, mbi 1 mln qytetarë kanë marrë dy doza, ndërsa mbi 124 qytetarë kanë marrë edhe atë përforcuesen.
