Vrasja e vëllezërve Bilali, Avokati: Arsen Stojku po mbahet në burg përtej afateve të paraburgimit

Avokati i Arsen Stojkut i cili bashkë me Mislim Ramën akuzohet si i përfshirë për vrasjen vëllezërve Bilali në Shkodër, thotë se klienti i tij prej më shumë se dy muajsh po mbahet në qeli jashtë afateve të paraburgimit.

Artan Gjuzi thotë se Gjykata ka rrëzuar dy herë kërkesën për lirim edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Lartë për raste të ngjashme.

Duke akuzuar gjykatën e Shkodrës për njëanshmëri në proces, avokati i Arsen Stojkut thotë se situatën e krijuar do ta denoncojë tek institucionet që kontrollojnë punën e gjyqtarëve.

“Gjykata ka vepruar me njëanshmëri dhe jo profesionalizeëm. I jemi drejtuar edhe KLGj, Ministrisë së Drejtësisë dhe presidentit.

Arsen Stojku dhe Mislym Rama, u arrestuan në prill të vitit 2019, me dyshimin e përfshirjes në ekzekutimin e Astrit dhe Ibrahim Bilalit, ngjarje e muajit Mars të po atij viti.