Gazment Bardhi bën publikë 5004 emrat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së: Standardi ynë transparenca

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp bëri publikë emrat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

“Standardi ynë ka qenë dhe është transparenca," tha Bardhi. 

"Jemi në këtë konferencë për të bërë transparente 5004 anëtarët e Partisë Demokratike që në 18 dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën interesin e PD, zgjodhën Shqipërinë. Gjatë gjithë kësaj rrëmuje te krijuar në PD, standardi ynë ka qenë transparenca. Transparencë për shumicën absolute të mbështetjes dhe zgjedhjes së të ardhmes nga Kryesia e partisë. Transparencë e plotë për shumicën absolute të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që gjithashtu zgjedhin të ardhmen dhe kanë lënë pas të shkuarën. Dhe Sot është radha të bëjmë transparencë për shumicën absolute të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar  që gjithashtu zgjodhën këtë të shtunë të ardhmen, dhe lanë pas të shkuarën," tha Bardhi. 

Bardhi shtoi se Berisha i bënte thirrje për bojkot anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

"Opinioni publik gjatë gjithë kësaj periudhe është mbushur me lajme të rreme, me sajesa dhe keqinformime të cilat kryesisht bëhen për të të mbuluar arsyen kryesore të rrëmujës së krijuar në PD. 
Ju e mbani mend ditën që në këtë sallë mblidhej Këshilli Kombëtar, për fat të keq, z.Berisha i bënte thirrje për bojkot anëtarëve të Këshillit Kombëtar. "

Bardhi ishte i shoqëruar i shoqëruar edhe nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Greta Bardeli. Ai u hspreh se duhet të bashkojnë forcat në luftën kundër regjimit të Edi Ramës.

Bardhi: Apeli im është një, do duhet të gjithë bashkë të përqendrojmë fuqitë tonë në luftë kundër regjimit të Edi Ramës. Tollovia e krijuar gjatë këtyre muajve nuk i shërben interesit të PD-së. Secili institucion i PD-së tashmë ka folur, ka folur kryesi, Kuvendi Kombëtar, prandaj seli prej nesh ka detyrimin për t'iu bindur institucioneve.