Kërkime për ushtarë grekë të vrarë në luftën italo-greke, hapet parcela e re në Përmet
Kërkimet për zbulimin e eshtrave të ushtarëve greke të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941 janë përqendruar në Përmet.
Komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka urdhëruar hapjen e një parcele të re pranë stadiumit të qytetit!
Ajo parashikohet të shtrihet në një hapësirë 80×40 metra!
Në nisjen e punës, në Përmet ishin të pranishëm përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastër.
Ky i fundit, nuk pranoi të jepte informacion, duke thënë se nuk ishte i autorizuar.
Dyshimet janë se në këtë zonë të Përmetit mund të jenë një varr masiv i ushtarëve Grekë.
Sipas komisionit të përbashkët mendohet të jenë varrosur mbi 100 trupa, por pretendimet e palës greke mbeten për tu provuar në ditët në vijim!
Kërkimet për eshtrat e ushtarëve grekë nisën në janar të vitit 2018 nga fusha e Dragotit, mbi bazë të një marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë
Pakti i Kretës, parashikoi edhe ndërtimin e dy varrezave historike të Bularatit dhe Këlcyrës, ku sipas të dhënave deri më tani janë vendosur eshtrat e 737 ushtarëve greke.
Ceremonia përkujtimore e të rënë në luftën italo greke mbahet në datën 28 tetor, me protokoll shtetëror.