Protesta e Berishës, nga Aldo Bumçi te Bujar Nishani, ja kush do të flasë në tubim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 15:54
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot një protestë kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, lidhur me nismën Open Balkan.
Ndërkohë, policia ka marrë masa të shumta lidhur me këtë protestë ku janë vendosur kangjella metalike para kryeministrisë, si dhe është hequr instalacioni i kërpudhës para këtij institucioni.
Nga ana tjetër janë bërë publik edhe emrat që do të flasin në këtë protestë, duke filluar nga Aldo Brumçi e Bujar Nishani e deri te Berisha.
Folësit në protestë:
Aldo Brumçi
Melihate Termkolli
Bujar Nishani
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Edit Harxhi
Megi Balliu
Ylli Manjani
Sali Berisha

