Berisha: Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 15:43
Pak minuta para nisjes së protestës kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ky i fundit ka reaguar në Facebook.
Ai shkruan se dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike ne mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare.
Berisha: Shqipëria e tëra ne protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike ne mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur!
