"Tradhtar" Salianji debat me simpatizantët e Berishës ndërsa futej në selinë e PD-së

Ndërsa oborri i selisë blu ishte mbushur plot me mbështeës të ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetit Ervin Salianji iu desh të kalojë përmes tyre për tu futur në selinë blu.

Ky moment nuk ka kaluar pa ovacione të protestuesve dhe njëri prej tyre ka pasur edhe një konflikt verbal me të duke e ndjekur deri te shkallët.

Disa protestues kanë drejtuar ofendime dhe thirrje ndaj deputetit Ervin Salianji duke e quajtur edhe tradhtar.

Ndërkohë që po pritet edhe dalja e Sali Berishës që do t’i bashkohet protestës para kryeministrisë.

Nuk ka një skenar se çfarë do të ndodhë pas fjalimeve zyrtare që janë lajmëruar.