Atentati me tritol në Vlorë, autori me kapuç vendosi pakon 15 minuta para shpërthimit

Mina me eksploziv C4 me telekomandë me të cilën u tentua të vritej 34 vjeçari Idrit Sadedini, të dielën e 19 dhjetorit 2021 në Vlorë, u vendos rreth 15 minuta para atentatit.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë kanë fiksuar edhe autorin e dyshuar.

Ai siç thonë burimet, mbante në kokë një kapuc, të cilin e përdorte për maskim.

Tritoli ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit ku Sadedini jetonte në lagjen “10 korriku”

Ka ecur në këmbë dhe pranë hyrjes së garazhdit ka vendosur pakon me tritol dhe e ka mbuluar me një letër që të mos binte në sy.

Tritolvënësi më pas është larguar i qetë në këmbë deri sa del nga zona e mbuluar nga kamerat.

Atentatori që nuk dihet nësë ka vepruar i vetëm më pas duket se ka mbajtur zonën nën vëzhgim.

Kur Idrit Sadedini ka dalë nga dera e garazhdit, mina shtë aktivizuar me celular nga distance.

34 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në të dy këmbët dhe ndodhet ende në trajtim në Spitalin e Traumës.