Bardhi: Në Kuvendin e 11 Dhjetorit kishte kandidatë të Jozefina Topallit dhe partisë së Tom Doshit

Në konferencën për medie, ku bëri publikë emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD më 18 dhjetor, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se Kuvendi  Kombëtar i PD-së  7646 anëtarë të Kuvendit Kombëtar.

Bardhi: PD ka institucione, cilido që pretendon dhe ka një rol për të luajtur në Pd do duhet ta luajë këtë rol brenda, në momentin që vendos të dalë jashtë institucioneve nuk ka asnjë lidhje me PD. Ajo që kujtoj unë, ishte që ditën kur u mbyllën formularët në kasafortën personale të Palokës, juve ju premtua që në Kuvend do bëhej një proces transparent. Ju jeni dëshmitarë që kjo nuk ndodhi, madje ndodhi për herë të parë në 30 vite që në një tubim publik nuk u lejuan gazetarët. U premtua transparencë dhe gazetarët u nxorën jashtë. Në vend të transparencës u kyçën dyert, njëlloj siç u kyçën formularët në kasafortë.

Bardhi u shpreh se kanë bërë transparencë hap pas hapi.

Bardhi: Jemi para jush për të bërë transparencë të plotë mbi anëtarët që kanë qenë prezentë në Kuvendin Kombëtar. Në Kuvendin e datës 11 do gjenit kandidatë të Jozefina Topallit dhe Tom Doshit të ulur si delegatë. Ne nuk kemi asnjë sekondë për të humbur me tubimet që bën cilido. Ne kemi përgjegjësi në raport me demokratët.