"Demokratët janë zgjuar, kishin rënë në apati me Bashën", demokratët e Vlorës: Berisha nuk bëri pazare me të majtën
Në Vlorë po votohet në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Demokratët shprehën entuziastë. Ata thonë se Berisha i nxori nga gjumi letargjik ku i kishte futur kryetari Basha teksa mbështetjen për ish-kryeministrin e lidhin me faktin se ai nuk ka bërë pazare me të majtën.
"Ne jemi demokratë të '90-tës, kështu e kemi nisur me aksione që në mëngjes për liri dhe demokraci. Përkrahim doktorin. Gjithë votuesit demokratë duhet të votojmë doktor Berishën se nuk bëri asnjëherë pazare me të majtën në pushtet".
"100% me Sali Berishën. Gjithë demokratët janë zgjuar, nuk janë më të fjetur si përpara.Me Lulzim Bashën kishin rënë në apati. Sot të gjithë lëvizin, janë më të qeshur dhe më të çliruar. Të dalin të gjithë demokratët dhe të votojnë për Sali Berishën".


