Rama bën “analistin”: Nuk dihet a do mbahet kalaja në PD, por sherri do të shkojë në degradim
Kryeministri Rama ka komentuar edhe situatën në PD mes Berishën dhe Bashën, duke thënë se ky proces do të shkojë në degradim të vazhdueshëm.
Rama në rolin e “analistit: në zonë e lirë është cenuar legjitimiteti i të dyja palëve dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin.
Rama: A do mbajë kalanë, a do mbajnë gërmadhat e kalasë, nuk dihet. Kalanë s'do e mbajë asnjëri, por sherri dhe ky proces që do të shkojë në degradim të vazhdueshëm. Është cenuar legjitimiteti i të dyja palëve dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët të atyre që udhëheqin dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin. Hijet janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri në emër të së shkuarës do të vijë, dhe tjetri në emër të së shkuarës do ta mbajë.
