Nis votimi për shkarkimin e Bashës në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, votojnë 5300 anëtarë

Që në orën 8:00 antarë të PD, janë drejtuar qendrave të votimit.

Në tre degët e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, anëtarësia është thirrur ditën e shtunë për të votuar në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në degën e Partisë Demokratike të Lezhës janë rreth 3300 anëtarë dhe votimi do të bëhet në ambientet e pallatit të kulturës.

Në Kurbin janë 1200 anëtare dhe votimi do të bëhet në zyrën e Partisë Demokratike.

Në Mirditë janë 800 anëtarë dhe votimit do bëhet në një ambient privat përballë katedrales.