“Të forcohet bashkëpunimi me OSBE-në ”Xhaçka: Të punojmë më shumë për gratë, paqen e sigurinë

“Shqipëria duhet forcoje bashkëpunimin me OSBE-së” deklaroi ministrja Xhacka gjate pritjes se fundvitit  te organizuar nga ambasadori Vincenzo del Monaco, i cili vlerësoi rolin e vendit tone ne Këshillin e Sigurimit te OKB-së.

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka e konsideroi të rëndësishëm rolin e Prezencës së OSBE në Shqipëri në ndërtimin e shtetit modern e të bazuar në sundimi i ligjit.

Në pritjen e fundvitit organizuar nga OSBE, Xhaçka kërkoi rritjen e bashkëpunimit edhe në kuadër të Axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Ky është një nga prioritetet tona në Këshillin e Sigurimit dhe vazhdon të jetë një prioritet në axhendën tonë të brendshme. Prezenca ka luajtur një rol të posaçëm në zbatimin e kësaj axhendë.”

Ambasadori i OSBE Vincenzo Del Monaco tha se marrëdhëniet e mira diplomatike Shqipëria do të dijë t`i pasqyrojë edhe gjatë detyrës në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.

“Dialogu ynë intensiv dhe i hapur pasqyron marrëdhënien tonë. Ne nuk jemi të huaj, por pjesa e juaj.”

Ceremonia e fundvitit bëri bashkë në Pallatin e Brigadave trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përfaqësuesit e politikës dhe komuniteteve fetare.