Referendumi/ Himçi: Në Elbasan rreth 1500 delegatë do votojnë kundër Bashës
Ditën e nesërme do të mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndërsa nga ana tjetër ky i fundit do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve.
Blendi Himçi, sekretari i Partisë Demokratike në Elbasan, teksa ka folur për situatën që është krijuar në PD është shprehur se është e turpshme mbyllja e bravave në selinë e PD.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Himçi është shprehur se për mbylljen e bravave në selinë blu në Elbasan, ka bërë një kallëzim, dhe personat përgjegjës do përballen me përgjegjësi penale.
Blendi Himçi: Mbyllja e bravave ka qenë një tentativë e turpshme nga shoqata Basha- Bardhi që kanë mbyllur pothuajse të gjitha degët e selive. Në Elbasan dje paradite është ndryshuar brava. Kam shkuar si sekretar i degës për të ushtruar funksionet e mia si sekretar i degës, por e gjej me bravë të ndryshuar. Nisur nga situata, i jam drejtuar komisariatit dhe kam bërë një kallëzim penal. Personat që e kanë kryer këtë mbajnë normalisht përgjegjësi penale. Sot pasdite është hapur dera e PD dhe nesër do të zhvillohet zhvillimi ir referendumit.
Përsa i përket ditës së nesërme, ai tha se rreth 1500 delegatë do të votojnë në Elbasan për shkarkimin e Bashës. Himçi theksoi se Berisha po mbështetet masivisht nga baza e PD, ndërsa shtoi se Basha po lufton për të mbajtur karrigen.
Blendi Himçi: Është fakt që ka një çarje të PD. Por kjo çarje ka argumentet dhe kundër argumentet. Thirrja e Kuvendit të datës 11 dhjetor nga ¼ e anëtarësisë, është në përputhje me statutin që ishte në fuqi dhe të gjithë veprimet kanë qenë në fuqi. Pjesa më e madhe e bazës përkrah Berishën. Deputeti Basha kërkon që të mbajë karrigen me çdo kusht. Berisha po mbështet pasivisht. Pjesëmarrja nesër do të jetë masive. Votimi do të jetë me shenja, siç janë fletat e votimit.
Në Elbasan nesër do të jenë më shumë 1300 vota. Rreth 1500 vota do të jenë të pranishëm nesër.
Përgatiti Anila Kolgjini

