Vasili: Incineratori i Tiranës vazhdon të marrë para, Veliaj ka zaptuar atributet e bashkive

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se incineratori i Tiranës dhe ai i Fierit flenë me shkelje ligji të tmerrshme.

Ai tha se SPAK duhet të kishte bërë një operacion të gjithë, pasi dihen personat përgjegjës me emra dhe mbiemra.

Ai shtoi se pagesat ndaj incineratorit të Tiranës vazhdojnë edhe këto ditë pas arrestimeve, ku dy ditë më parë janë kaluar 200 mijë euro.

Vasili: Incineratori i Tiranës dhe ai i Fierit flenë me shkelje ligji të tmerrshme. Ndërsa të gjithë presin që operacioni i SPAK të ishte në fushë të gjerë dhe ky grup i strukturuar që ka në dorë qeverinë në këtë aferë ku personazhet kanë emra dhe mbiemra, por është ndaluar vetëm ish-ministri. Ndalime të tillë të fragmentuara u japin kohë të tjerëve dhe të fshehin provat, duke u dhënë frymëmarrje që afera të vazhdojë pa u prekur. Jo më larg se pardje janë paguar 200 mijë euro dhe çdo të vazhdojnë të paguhet paratë.

Sikur edhe 2 euro të paguhen duhet të ndalohet. Simbolika është që çështja u hap, por paratë vazhdojnë. Veliaj ka marrë atributet e qarkut edhe pse është kryetar i një bashkie dhe ka zaptuar detyrat e këshillit bashkiak, në mënyrë që ky incinerator të shkojë përpara. Firmat dhe shkresat janë aty, por mesa duket drejtësia e re paske qenë një mbrojtje për ministrat, kryebashkiakët dhe kryeministrin.