Rama “shet” Kokën: Nëse shkel ligjin, të ballafaqohet me drejtësinë, përgjegjësi individuale, jo PS

Kryeministri Rama duket se e ka “shitur” edhe mikun e tij Lefter Koka pas arrestimit të tij lidhur me aferën e incineratorit të Elbasanit.

Rama në “zonë e Lirë” tha se përgjegjësitë janë individuale dhe kushdo që shkel ligjin duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Sipas Ramës, programi i incineratorëve është një histori suksesi, pasi Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk kanë më ankthin se do digjen plehrat në natyrë.

Rama: Nëse shkelin ligjin, të ballafaqohen me drejtësinë. Nuk merrem unë me këtë pjesë. Ata të cilët hetojnë nuk kanë kontestim për procedurën. Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk kanë më ankthin se do digjen plehrat në natyrë. Durrësi po mbytej nga plehrat, pse s’ka më në lajme për plehrat? Ky program është histori suksesi. Në çdo histori suksesi  do ketë të tilla historira dhe kushdo që ka bërë diçka, të shkojë para drejtësisë. Kam përgjegjësi morale dhe politike për veten time kur akuzohem unë. Nëse mua më kërkon drejtësia si të pandehur, unë them që s’e lë këtë barrë në kurriz të partisë. Është njësoj si t’i thuash prindit që fëmija yt 40 vjeç ka bërë një gjë. Drejtësia ka fuqi për të goditur. Të gjithë ministrat duhet ta kuptojë që kjo është çështje fjalësh dhe veprash.