Demalia: Sot ditëlindjen e Pjetër Budit, nuk pati as një aktivitet apo kujtesë, ashtu si me Fishtën

Analisti Ilir Demalia ka përkujtuar ditëlindjen e Pjetër Budit në këtë vit të 455 vjetorit të lindjes figurës së themeleve të gjuhës shqipe.

Demalia shkruan se ditën e sotme nuk pati as një aktivitet, as një simpozium, as një kujtese, ashtu si me përvjetorin e Fishtës.  

Demalia: Sot në ditëlindjen e Budit. Në këtë vit të 455 vjetorit të lindjes figurës së themeleve të gjuhës shqipe, te çështjes kombëtare në luftë kundër çallmave e potureve të Stambollit, klerikut që pat deklarue se, "një klerik që i lutet në gjuhe të huej grigjës popullit vet nuk e kupton as Zoti." PJETER BUDI nuk pati as një aktivitet, as një simpozium, as një kujtese, ashtu si me përvjetorin e Fishtës.  Nuk janë kursyer fonde qeveritare për ditëlindje dhe aktivitete, buste shkrimtarëve simbol të socrealizmit si një art trushpëlarës në shërbim të një ideologjie vrastare-antikombëtare gjatë këtij tranzicioni si nga “antikomunistët” e PD edhe nga “europianët” socialistë. Është ky klerik që ju drejtua Vatikanit për ndihmë duke i drejtuar një letër e duke shkuar në Vatikan për kryengritje të armatosur kundër Portës Larte, e kjo do të thoshte, kundër zgjebes otomano-islamike. Pjesë nga letra drejtuar Vatikanit në 1621: "Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët." Foto Pjetër Budi Aquarel 1978 nga piktori Qamil Prizreni.