Mbaron mbledhja e Kryesisë së PD: Asnjë individ 'Non Grata' në struktura. S'ka përjashtime nga partia
Ka mbaruar pas 3 orësh mbledhja e Kryesisë së Partisë Demorkratike në selinë blu.
Burime bëjnë me dije se Kryesia e Partisë Demokratike ka folur rreth ndryshimeve bë statut, të cilat do të miratohen nesër në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve.
Kuvendit do ti propozohet të marrë një vendim që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi dhe të shpallur ‘non grata’ nuk do të mund të jenë anëtarë e strukturave drejtuese në PD.
Po ashtu mësohet se nga partia nuk do të ketë përjashtime.
Në mbledhje është vendosur dhe ngritja e një Komisioni Statutor, kryetar i së cilës do të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë do jenë Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole. Gjithashtu është krijuar Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD.
Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 11:00 është lajmëruar mbledhja Kuvendit Kombëtar në ambientet e “Pallatit të Kongreseve”.
Nga ana tjetër, po ditën e nesërme, do të kryhet votimi për shkarkimin e Bashës i nisur nga komisioni i rithemelimitt të PD-së.
