Rama: Edi Ramës i intereson sherri në PD, dua një opozitë të unifikuar, Luli bravë, Berisha çelës

Për kryeministrin Edi Rama atij i intereson sherri në PD, duke theksuar se nuk i intereson beteja me PD-në sepse i ka mundur dhe do t’i mundë sërish.

Duke bërë rolin e “analistin” në “Zonë e Lirë” Rama tha se ai do të donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën dhe për t’u shkëmbyer në mënyrë konstruktive.

Rama: Në mënyrë cinike Edi Ramës i intereson sherri, në mënyrë pragmatike i intereson qetësia. Të dyja këto janë të pamundura. Edi Rama nuk ka beteja me këta, se i ka mundur dhe i mund prapë. Do të donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën dhe për t’u shkëmbyer në mënyrë konstruktive. E treta, që është me këtë apo atë nuk është fare. Në mënyrë pragmatike do të donte një opozitë që është aty e unifikuar. Unë kam pikëpamjen që jam bashkuar dy gjëra tek ajo arena, është bashkuar marrëzia individuale atij që i ka thirru dhe zhgënjimi i thellë nga humbja dhe humbjet radhazi të atyre që i kanë vajtur mbrapa.

Rama shtoi se në PD udhëheq marrëzia si një përpjekje ekstreme për të kontrolluar të tashmen dhe se brava e çelësi nuk kanë më ndërveprim, ku Lulzimi është brava që nuk hapet e Berisha çelësi që nuk hap.

Rama: Nuk i ka çuar antiamerikanizmi, por induksioni i marrëzisë. Marrëzia ka induktuar tek njerëzit thellësisht të zhgënjyer dhe i ka çuar atje. Ana tjetër e medaljes është që nuk është e vërtetë që aty nuk ka influenca. Lojë pasqyrash totalisht. Udhëheq marrëzia si një përpjekje ekstreme për të kontrolluar të tashmen. Këtu brava dhe çelësi nuk kanë më ndërveprim. Lulzimi është brava që nuk hapet, ai tjetri është çelësi që nuk hap. Nuk ka të ardhme. Unë nuk kam gjë në dorë.