Ju flet Moska - Në interes të kujt, përveç vetvetes e mban Nikolin Jaka të kapur Dhomën e Tregtisë

Në interes të kujt, përveç vetvetes e mban Nikolin Jaka të kapur Dhomën e Tregtisë ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Nikolin Jaka në pozitën që mban si drejtues i dhomës së tregtisë duhet të kishte folur për incineratorët, edhe pse ka folur për shumë gjëra.

Shembulli dhe veprimtaria e këtij njeriu më bën të them se duhet një ligj anti-oligark. Ligji amti-mafia merret me këta djemtë shqiptarë që shkojnë në botë dhe bëjnë ca lekë kështu.

Këta djemtë nuk janë përdorues të parave publike tonat. Pra, ne godasim që këta sjellin para nga jashtë dhe nuk u kërkojmë llogari këtyre oligarkëve me një ligj të posaçëm.

Më të këqij të oligarkëve në vendin tonë janë ata që kanë qenë ish-zyrtarë të shtetit. Jaka pasi mbaroi shkollën filloi punë në Tatime.

Jaka kur ka qenë zv. Ministër bëri bujë sepse u arrestua për korrupsion për rrugët. Jaka është arrestuar në bazë të ca përgjimeve dhe në atë vit qeveria e Bërishës ka pasur marrëdhënie të këqija me kryeprokurorët.

Vajti çështja në gjyq dhe bëri nja 10 muaj burg. Pastaj ai ndryshuan akuzën në qesharake në mënyrë të qëllimtë që të rrëzohej në gjykatë më pas.

Ky është oligarku tipik që ka qenë funksionarë në shtet. Ky ka vazhduar me të gjitha partitë, ka hyrë në burg dhe ka dalë sërish. Tani është ndër të preferuarit e Ramës.