Votohet në referendum, Sali Berisha pyet demokratët: A jeni dakord me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës?
Në të gjithë vendin tonë janë hapur qendrat e votimit ku anëtarët e Partisë Demokratike janë duke votuar në një referendum të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të partisë. Referendumi ka të bëjë me shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetari të partisë, ndërsa ai nuk njihet nga strukturat zyrtare të PD të cilët kanë thirrur sot Kuvendin Kombëtar.
Dhjetëra anëtarë të Parisë Demokratike po marrin pjesë në referendumin e thirrur nga Grupi i Rthemelimit të PD për të shkarkuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha.
Në shumë qytete votimi nuk është lejuar në selitë e partisë pasi ato kanë qënduar të mbyllura.
Në Sarandë votimi për referendumin është duke u kryer para selisë së PD në ambiente të jashtme.
Edhe në Durrës procesi i votimit ka nisur nga Pallati i Sportit, ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi tha se për të arritur rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, duhet që fillimisht të rrëzohet Lulzim Basha.
"Është dita kur demokratëve u kthehet një instrument që Basha ua kishte marrë në të gjitha format".
Nga Korça Arben Ristani deklaroi se ditën e sotme do të ketë votim masiv, ndërsa tha se pavarësisht mbylljes së dyerve atje nuk ka probleme me votimin.
"Pres që votimi të jetë masiv."
Në shenjë revolte për situatën në PD dhe për të kundërshtuar kryetarin e tyre, anëtarë të PD në Elbasan e në Korçë grisën para kamerave kartën e anëtarësisë.
Ndërkohë, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi u shpreh se votimi po zhvillohet në kushte të vështira atmosferike dhe se ata që po votojnë po e bëjnë me vullnetin e tyre të lirë.
"Në këtë kohë bori dhe acari vetëm njerëz me vullnet të lirë mund të vijnë."
Në Vlorë i pari që ka hedhur fletën e votimin në kuti ka qenë Genc Deromemaj, kryetari i PD-së në këtë qytet.
Ai tha se ky vendim është e ardhmja për PD-në dhe për vendin, duke shtuar se do të ketë pjesëmarrje më shumë se sa në zgjedhjet e 13 qershorit 2021.
"Ky votim është e ardhmja për PD dhe Shqipërinë."
Gjithashtu votimi ka nisur edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit.
Teksa mbështetësit e Sali Berishës janë duke votuar për shkarkimin e Bashës, delegatët e PD në të gjithë Shqipërinë janë thirrur në Kuvendin Kombëtar për atë që ata e quajnë të ardhmen e partisë.
Ora 08:23 Nis votimi në rrethe

Lushnje
Nga votimi i fundit për kryetar të PD mësohet se rrethi i Lushnjes ka gjithësej 1223 votues, 698 votues Lushnja dhe 525 votues Divjaka.
Sarandë
Në Sarandë ka nisur votimi për referendumin, i cili po bëhet para selisë blu për shkak se kryetari Vesel Koçiu ka ndërruar bravën.
Lezhë
Që në orën 8:00 anëtarët e PD u janë drejtuar qendrave te votimit. Në tre deget e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, anëtarësia është thirrur për të votuar në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.Në degën e Partisë Demokratike të Lezhës janë rreth 3300 anëtarë dhe votimi do të bëhet në ambjentet e Pallatit të Kulturës.Në Kurbin janë 1200 anëtare dhe votimi do të bëhet në zyrën e Partisë Demokratike.Në Mirditë janë 800 anëtarë dhe votimi do bëhet në një ambjent privat përballë Katedrales.
Durrës
Në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" të Durresit paraqiten votuesit e parë dhe hidhet vota e parë.
Fier
Nis votimi në referendumin për shkarkimin e kryetarit të PD-së Basha. Votimi do të kryhet pranë ish-Universitetit UFO ndërkohë do të ketë edhe qëndra votimi në çdo njësi administrative .
Vlorë
Nis procesi i votimit në Vlorë.Votohet vetëm në një Qendër Votimi tek selia e PD në Skelë. Në rrethin e Vlorës janë 2350 anëtarë me të drejtë vote.Nga këta 1400 i përkasin bashkisë Vlorë, 600 i përkasin bashkisë Selenicë, 350 i përkasin bashkisë Himarë.Genc Deromemaj pasi hodhi votën në kuti tha se procesi vijon normalisht dhe pa probleme deri më tani.Krahas Vlorës vijonë procesi i votimit edhe në Selenicë të Vlorës.Interesi për votime edhe në Selenicë ka qenë goxha i madh në këto momente.

Elbasan
Nis votimi dhe në Elbasan. Në këtë qark pritet të votojnë anëtaret e ndarë sipas bashkive :
Elbasan
Anëtar 2900
Vendi: Selia PD
Cërrik
Anëtar 738
Vëndi: Kinemaja
Gramsh
Anëtar rreth 350
Vendi: Ish-zyra elektorale
Librazhd
Anëtar rreth 700
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Prrenjas
Anëtar rreth 500
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Belsh
Anëtar rreth 600
Vendi: Lokal lagjeje
Peqin
Anëtar rreth 650 anëtar
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Korçë
Hapet votimi dhe në Korçë, votojnë 4 anëtarët e parë.
Kukës
Në Kukës janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-së në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës "Hasan Prishtina".
Shkodër
Votimi ka nisur edhe në qendrat e bashkise Shkodër. Janë 9 qendra që do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17.00 ku me të drejtë vote janë 6300 anëtarë.
