Berisha i bën “karshillëk” ambasadës amerikane, voton sot fare pranë hyrjes së saj

Sot është duke u zhvilluar referendumi nga anëtarët e Partisë Demokratike mbështetës të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Qendrat e votimit në 12 qarqet e vendit do të hapen në ora 8:00 dhe do të qëndrojnë të hapura për demokratët deri në ora 17:00.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha do të votojë në njërën nga qendrat e votimin në kryeqytet, në një bar ngjitur me hyrjen e ambasadës amerikane.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bën me dije se raportimet e përqindjes së pjesëmarrjes në votime do të bëhen çdo dy orë, duke filluar me raportimin e parë në orën 10.30.