Mali i Zi hap konsullatën në Shkodër
Qeveria e Malit të Zi do që të shtojë marrëdhëniet jo vetëm diplomatike, por edhe ekonomike e kulturore me vendin tonë.
Këtë e ka bërë të qartë Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Xhorxhe Raduloviç, Nga Shkodra, ku u inaugurua konsullata e shtetit fqinj në vendin tonë.
"Mendoj se është e rëndësishme të tregojmë me shembullin tonë se jemi për respekt dhe mirëkuptim reciprok, të gatshëm, të pjekur dhe të aftë për të bashkëpunuar, për të përparuar së bashku dhe për t'u zhvilluar. E ardhmja europiane kërkon që ne të kemi bashkëpunim dhe koordinim më të mirë dhe më të fortë. Prandaj, besoj se zgjerimi i pranisë sonë diplomatike në Shqipëri me Konsullatën në Shkodër, ka një rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit dhe thellimit ekonomik, tregtar, turistik, kulturor, arsimor dhe në përgjithësi njerëzor."
Sokol Hoxha do të jetë konsull nderi i Malit të Zi dhe në fjalën e tij u ndal tek rëndësia që ka hapja e kësaj konsullate, në një territor ku pakicat janë ndjerë përherë të barabarta.
"Të dhënat tregojnë se tregtia dhe investimet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë rritur vitet e fundit në shumë fusha. Prandaj, shpresoj dhe besoj se Konsullata e Nderit do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, veçanërisht ekonomike, kulturore e të tjera, dhe të jetë adresë e shumë nismave dhe aktiviteteve në të mirë të qytetarëve dhe komuniteteve tona”.

Shkodrës po i rikthehet historia e marrëdhënieve diplomatike, pasi në të shkuarën të shumta ishin selitë e huaja që u hapën në këtë qytet. Sot konsullata nderi ka 7 të tilla, nga ajo e Italisë e Austrisë, tek Hungaria, Turqia, Mali i Zi, Portugalia dhe Mongolia.
Vaksina kundër Covid edhe për fëmijët në Itali
15 Dhjetor, 14:4


