Edhe Lidhja Demokratike e Gruas "e padëshiruar" në selinë PD, Vokshit i ndryshojnë bravat

Lidhja Demokratike e Gruas duket se nuk është e dëshiruar në selinë e PD-së.

Kryetarja Albana Vokshi denoncoi ndryshimin e bravës së derës të zyrës së LDK-së.

Sot pasdite LDK do të organizonte një takim me gratë por edhe kur shkuan në një sallë mbledhjesh nuk gjetën karrige

Duke e quajtur një vendim antistatutor, Vokshi shton: "Bashës i kanë ngelur bravat, karriget dhe Rama"

Një veprim i tillë është denoncuar dhe nga FRPD pak ditë më parë.