“Ka rrahur ish-kryetarët”, Berisha: Basha dëshmoi se ka ndenjur sus nga frika! Duhet të mjekohet

"Kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë në një masë të madhe të shkëputemi nga e shkuara e mashtrimeve, falsifikimeve apo e rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtaret që kanë qenë pjesa më e zezë e traditës së Sali Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa e rrahur, pa i thyer dhëmbët apo pa i nxjerrë zvarrë nga mbledhjet."

Kështu u shpreh Lulzim Basha në konferencën e sotme me gazetarët duke hedhur akuza të forta mbi liderin historik Sali Berisha.

Zoti Berisha i ka kthyer akuzave të Bashës mbrëmejn e sotme i ftuar në syri.tv. Sipas Berishës, Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndenjur sus prej tetë vitesh, pasi ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për t'i thyer dhëmbët.

Berisha: Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndenjur sus para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për t'i thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet. Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë.

Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Sali Berishës, por unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë s'kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zellshëm të tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetarë, por realisht PD ka qenë me vetëm një kryetar dhe në rrafshin moral ai ka qenë vetëm Sali Berisha. Pasi në tetë vite, nga mëngjesi deri në darkë kam bërë avokatinë e çdo shqiptari.