A do lejohet Berisha të hyjë në selinë e PD? Basha i kujton 21 Janarin: Unë nuk u përgjigja si ti

A do të lejohet më zoti Berisha dhe mbështetësit e tij të hyjnë në selinë e PD-së?

"PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë," kjo ishte përgjigjja e Lulzim Bashës në konferencën me gazetarët.

Ai e quajti skenarin e sotëm nga Berisha dhe mbështetësit e tij, skenar provokimi.

Basha: Në miniaturë Sali Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk ju përgjigja siç u përgjigj Sali Berisha më 21 janar. Ndaj ajo që mund t'ju them është që ne do të ruajmë qetësinë, por do të kemi vendosmëri totale për të mbrojtur interesin më të mirë të demokratëve duke ruajtur qetësinë, maturinë, por duke mos lejuar asnjë horr, asnjë trafikant, asnjë hiç të pasuruar në 8 vitet e qeverisjes së Berishës të vijë këtë dhe të marrë nëpër këmbë dinjitetin e demokratëve.

Do ta bëjmë me të gjitha virtytet që na karakterizojnë. Ne vazhduam mbledhjen me qetësi këtu, ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë, vazhdonim detyrat tona. Me vendosmëri absolute dhe pa u ngutur. Ngutet frikacaku! Trimi i mirë nuk ngutet.