Bylykbashi: Basha është thjesht ekzekutiv, nesër do dorëzojmë statutin në Gjykatë

Deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur Lulzim Basha tashmë është thjesht ekzekutiv, ndërsa shton se pushetin tashmë e kanë anëtarët.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Bylykbashi shprehet  se ditën e nesërme, statuti i PD, i cili është ndryshuar më 11 dhjetor, do të shkojë në Gjykatë.

Oerd Bylykbashi: Lulzim Basha është thjesht ekzekutiv nuk është asgjë më tepër. Pushtetin e kanë anëtarët, anëtarët e delegojnë përfaqësuesve të tyre. Organi suprem është Kuvendi. Nëse kryetari nuk e thërret, ose kryetari është në konflikt interesi, ose kryetari duhet shkarkuar e thërrasin anëtarët Kuvendin. Në këtë moment ne kemi Kuvendin që është thirrur nga anëtarët e tij, u verifikua thirrja. Kuvendi mori një vendim, ndryshoi statutin ku mori vendimi  të tjera, ndër to dhe shkarkimin e Bashës. Statuti do të shkojë në Gjykatë.

Ndër të tjera ai  shtoi se Basha sot ka depozituar në Gjykatë statutin e PD, i cili u ndryshua më 17 korrik, duke shtuar se atij nuk i intereson statuti.

Oerd Bylykbashi: E dini ju që Basha e ka depozituar statuti I 17 korrikut. Në korrik Basha depozitoi statutin e vitit 2018. Bashës nuk i intereson. Statuti dorëzohet nesër në Gjykatë, për regjistrim. Do dorëzohen provat, ndryshimet që përfshijnë vulën dhe logon e PD. Jemi rikthyer tek logoja e vitit 1991.  

Përgatiti Anila Kolgjini.