Hajdarmataj: Kuvendi i 11 dhjetorit më i rëndësishmi në 31 vite, Hasa: Një shfaqje teatrale

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Mimoza Hajdarmataj anëtare i komisionit të rithemelimit të PD-së u shpreh se Kuvendi i 11 dhjetorit më i rëndësishmi në 31 vite.

Ndërsa sekretari i organizimit digjital në PD, Endri Hasa tha se kjo ishte një shfaqje teatrale nga ana e Berishës.

Hajdarmataj: Nuk ka teori konspirative. Kuvendi i 11 dhjetorit më i rëndësishmi në 31 vite. Prej Kuvendit është ngritur dhe komisioni i rithemelimit të PD-së, e hëna ishte një ditë pune për ne. Selia është shtëpi e përbashkët e demokratëve, shkuarja në parti proces normal. Basha në një pozicion të frikshëm sot.

Hasa: Nuk e mendoja që do bëheshe pjesë e një shfaqje teatrale, kam qenë një nga ata fëmijë që Berisha më ka mbajtur në krah në vitet 80

Hajdarmataj: Ke ardhur vonë në PD. Në ‘90 jemi përballur me situata më të frikshme sot.