Dyshohet se u hodh nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë 62-vjeçarja në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 18:50
Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet.
Dyshohet se shtetasja me iniciale V. B., 62 vjeçe është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën "Sitki Çiço".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
