"Berisha është burracak", lideri historik i përgjigjet Bashës: Besëprerit nuk i dalin as 10 jetë të bëhet burrë

Lideri historik i demokratëve i është përgjigjur akuzave të Bashës i cili e quajti Berishën burracak dhe ish-komunist të vjetër.

"Është një burracak, një ish-komunist i vjetër i cili me gënjeshtra është gati të thërrmojë dhe të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik," tha Basha gjatë konferencës me gazetarët. 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se burri ka vërtet një jetë, por besëprerit, që në këtë rast i referohet Lulzim Bashës, nuk i dalin as 10 jetë që të bëhet burrë.

"Burri ka vertet 1 jete me u korit por besprerit nuk i dalin as 10 jete te behet burre!"