Këlliçi 'kërcënon' Bashën: Nëse një të riu i preket një fije floku, do bëjmë transparente...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 18:38
Belind Këlliçi është shprehur se një një riu të FRPD i preket një fije floku do të bëjnë transparente çdo gjë që ka të bëjë me administrimin e PD gjatë këtyre 8 viteve.
Në një deklaratë për mediat pasi ka bërë denoncimin për bastisjen e zyrave në selinë e PD, Këlliçi i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të tërhiqet nga vendimet që po merr.
Këlliçi: Nëse një të riu të FRPD i preket një fije floku do të bëjmë transparente gjithçka me administrimin e PD në këto vite, oligarkët, nga SHPK përreth dhe nga persona të përfshirë. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë nga ky degradim politik. I shërben atij të ruajë dinjitetin e tij. Është për të ardhur keq që është një i ri në moshë duket si një sovjetik.
