Tensionet në selinë blu, Bylykbashi: E papranueshme ndërrimi i bravave, urdhrin e dha Basha
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se është i papranueshëm fakti që në selinë blu kanë hyrë dhe kanë ndryshuar, bravat, kanë thyer dyert dhe kanë marrë materialet.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, deputeti shprehet se një gjë e tillë ka ndodhur me urdhër të eprorëve, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Bashën.
Oerd Bylykbashi: E papranueshme fakti që kanë hyrë njerëz kanë ndryshuar bravat, kanë thyer dyert, kanë marrë materiale në zyrat e forumit dhe zoti Këlliçi dhe Muçollari kanë bërë kallëzim penal. Nuk ka më materiale aty. Kjo është e shëmtuar. Nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë kjo. Pa leje eprore nga ata që pretendojnë ta mbajnë me çdo kusht PD. Pavarësisht se çfarë i kanë bërë demokratëve, dhe po vazhdojnë ta helmojnë vetëm e vetëm që të mbajnë PD në formën e një SHPK të vogël. Pa urdhrin e atyre nuk mund të ndodhte kjo histori.
Ndër të tjera ai tha se Komisioni i Rithemelimit shkojnë zyrat e PD me qëllim për të zhvilluar mbledhjen, se çfarë do të bëjnë në ditët në vijim.
Oerd Bylykbashi: Komisioni i Rithemelimit të PD, shkoi zhvilloi mbledhjen e tij të parë ku u diskutuan dhe u moën një sërë vendimesh për fillimin e organizimit të punës. Çështja kryesore ishte referendum, është e kundërta e asaj që ka bërë Basha.
Përgatiti Anila Kolgjini.
