Ju flet Moska - Sali Berisha po e pëson nga Lulzim Basha si Ramiz Alia nga Berisha

Sali Berisha po e pëson nga Lulzim Basha si Ramiz Alia nga Berisha ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Lulzim Basha po kërkon të bëjë atë që kë Berisha i beri Ramiz Alisë. Pra, Basha po kërkon që të fusë në burg Sali Berishën.

Dihet se Berisha kur u bë president e futi në burg dy herë Alinë për një akuzë të rëndomtë. Ramiz Alia nuk qëndroi rëndë në burg dhe doli.

Sali Berisha megjithëse ka qenë anëtar i partisë dhe sekretar në një organizatë, niveli i Ramiz Alisë qe shumë më i ulët se sa diktatori i Shqipërisë dhe Berisha e futi 2 herë në burg.

Basha ka qenë jurist në QSUT, pra një kryetar i njëri prej seksioneve të PD-së dhe na del na bëhet kryetar partie. Basha para se të merrte partinë ka qenë edhe 3 herë ministër.

Ironia është se Berisha po e pëson nga Basha si Ramiz Alia nga Berisha. Alia nuk kishte se çfarë të thoshte sepse në fund të fundit.

Ndërsa sot Basha po flet me gjuhën e një akuzatori penal dhe që do të pajtohej me arrestimin e Berishës. Po cili prokuror mund të ngrejë një akuzë për Berishën pa u përfshirë Basha?

Nëse arrestohet Berisha, nesër ata që e mbështesin Bashën, do t’ia kujtojnë se gjysmat e punëve që ka bërë Berisha ka qenë i përfshirë edhe Basha, prandaj duhet të shkojë nga pas.