Berisha i përgjigjet Ramës dhe Bashës: Kryeministri ka humbur gjumin dhe qetësinë, ky revolucion të merr përpara
Dita e sotme, 13 dhjetor u pasua nga tensione të njëpasnjëshme në kampin opozitar. Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan në selinë e PD-së, aty ku ndodhej deputeti Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij.
Berisha dhe Basha zhvilluan të dy mbledhje të njëjtën kohë. Bravat e selisë së PD-së ishin ndërruar, sipas mbështetësve të Berishës, ndërsa Belind Këlliçi denoncoi në komisariat mbështetësit e Bashës se ja kishin plaçkitur zyrën.
Në një dalje për mdeiet, menjëherë pasi u largua zoti Berisha nga selia, Basha hodhi akuza dhe përdori gjuhë të ashpër ndaj lideri historik duke e quajtur burracak dhe ish-komunist. I menjëhershëm ishte reagimi i zotit Berisha i cili tha se Besëprerit nuk i dalin as 10 jetë të bëhet burrë."
Ndërkohë kryeministri Rama me anë të një mesazhi të postuar në Facebook dukej se i drejtohej kampit opozitar.
"Aty kanë qenë gjithnjë dy të marrë..." citonte Rama thënien e Samuel Beckett.
Zoti Berisha i ftuar në Syri.tv u shpreh se ajo që po ndodh nuk ka trembur vetëm Bashën por edhe Ramën.
"Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë. Nuk është vetëm pengu i tij, por është pengmarrës Rama. Kjo është një lëvizje absolutisht më e fuqishmja në historinë e këtij vendi që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në drogën, krimin, korrupsionin. Kundër narkoshtetit që ka kryemeduzën Edvin Kristaq Rama. Rama e ka të qartë që është një revolucion. Dhe ky revolucion nuk pyet, të merr përpara", u shpreh Berisha.
"Janë vetëm hapat e parë të këtij revolucioni", tha Berisha.


