Debati/ Hajdarmataj: Basha do shkarkohet nga anëtarët, Hasa: Mitingu më i dobët i Berishës
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Mimoza Hajdarmataj anëtare i komisionit të rithemelimit të PD-së u shpreh se çdo person në PD tashmë është pa post dhe se Basha do të shkarkohet nga anëtarët.
Ndërsa sekretari i organizimit digjital në PD, Endri Hasa tha se Kuvendi i 11 dhjetorit ishte një miting i dobët dhe se Berisha nuk ka problemin me PD-ja.
Hajdarmataj: Çdo person në atë seli është pa funksione. Basha do të shkarkohet nga anëtarët.
Deromemaj: Endri ti je mjeshtër e elektronikës
Hasa: Ishte mitingu më i dobët që ka zhvilluar Berisha. Problemin Berisha nuk e ka me ne.
Hajdarmataj: Mbi 10 mijë veta në stadium, ju duket numër i vogël? Në datë 18 demokratët do shkarkojnë Bashën, nuk ju vjen njëri në kuvend
Hasa: 6 mijë veta janë votat e një mandati deputeti. Pse ndryshoi mendim Berisha në 9 shtator.
Deromemaj: Reflektoni. Nëse reflektoni do jemi bashkë. Ishin ndryshuar bravat. Dyert ishin mbyllur. Mbledhjet në selinë e PD do i bëjmë sa herë të jetë e nevojshme. E hëna ishte dita e parë e punës së komisionit. Anëtarë të forumit rinor konstatuan persona të armatosur. Të rinjve iu desh të përdornin forcën për të hyrë në zyrën e tyre, aty ju ishte marrë çdo gjë.
