Basha e akuzoi për kërcënim, Kuliçaj: Trillime dhe shpifje, nuk kam folur me deputetë
Ka reaguar lidhur me akuzat e kryedemokratit Basha, Agron Kuliçaj i cili është shprehur se nuk ka komunikuar me asnjë deputet.
Ai shton se këto janë trillime të Bashës dhe se ai ka humbur besimin e demokratëve në këto 8 vite dhe kjo sipas tij nuk fitohet me kërcënime.
Kuliçaj: Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet dhe ftoj çdo deputet të bëj publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve, përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e shpëton politikisht.
Lulzim Basha tha se vendimet lidhur me veprimet e njerëzve të “Foltores” do të merren në momentin e duhur sepse ka pasur edhe kërcënime, duke përmendur Agron Kuliçaj.
Basha: Agron Kuliçaj mori në telefon 5 herë dhe e kërcënoi që të mos shkonte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

