Muçollari paralajmëron Bashën: Nëse një anëtari të FRPD i preket një fije floku, përgjegjësia do jetë e jotja

Sekretari i FRPD, Grigels Muçollari cili ka shoqëruar Belind Këlliçin për të bërë denoncimin për bastisjen e zyrave në PD, ka bërë edhe një paralajmërim për Lulzim Bashën.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nëse një anëtari të FRPD i preket një fije floku  përgjegjësia do të jetë e Bashës.

Grigels Muçollari: Unë kam qenë në këtë komisarit disa herë vetëm për protesta. Është hera e parë që vij këtu se duhet të denoncoj një ish-kryetar të partisë sime. Është kërcënuar kryetari i FRPD-së së Kuçovës nga një numër holandez. Nëse një anëtari të FRPD i preket një fije floku  përgjegjësia do të jetë e Bashës. Këtë thirrje Basha ta marrë si një paralajmërim se do të ketë përgjegjësi personale ndaj tij.