Këlliçi: S’ndjehem i kërcënuar. Nuk shqetësohemi nga presionet dhe kërcënimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 18:01
Belind Këlliçi pasi ka bërë denoncimin se në selinë e PD se janë bastisur zyrat dhe i janë vjedhur gjërat personale që ishin në zyrë, është shprehur se nuk ndjehet i kërcënuar.
Në një deklaratë për mediat thotë se nuk shqetësohet nga shantazhet apo presionet që ju bëhen.
Belind Këlliçi: Nuk ndjehem i kërcënuar. Unë sot erdha të bëj detyrën si qytetar. Nuk pres asnjë rezultat nga policia po unë kam ardhur këtu si qytetar. Nuk më shqetëson aspak presioni apo shantazhi që mund të na bëhet. Më vjen keq që situata politike në PD ka shkuar në këtë nivel.
