"U riktheva!" Berisha i emocionuar në selinë e PD-së. Paralajmëron protesta kombëtare: Revolucionin nuk e ndal askush

“U riktheva!” ish kryeministri Sali Berisha nuk e fshehu dot emocionet në konferencën e parë në selinë PD, 9 vite pas dorëheqjes së tij si kryetar i PD-së.

Para gazetarëve Basha shprehu hapur se do të rikandidojë për kryetar të PD-së.

Sali Berisha: Kryetarët e rinj do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, mes disa kandidaturave. Kush do të dëshirojë të kandidojë. Padiskutim do të jem dhe unë. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është dhe “cameback ” im, po rikthimi im në këtë vend. Natyrisht jo si kryetar por në rrugë e sipër”

Protesta Kombëtare?

Berisha tha se revolucioni I nisur nuk mund ta ndalë askush dhe zbuloi dhe planin që kishte pasur për një protestë kombëtare më 18 dhjetor.

Sali Berisha:  “Një opsion ishte më datën 18. Por problem është që referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë. Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendum i pengBashës se do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndalon dot kush. Mjerë ai që mendon se mund ta ndalojë. Një herë të drejton, një herë e drejton ti por të ndalur nuk ka.”

Berisha i bëri thirrje dhe kryetarëve të degëve të vënë në dispozicion të referendumit të 18 dhjetorit selitë e tyre dhe garantoi se nuk do të ketë asnjë incident mes demokratëve.

Sali Berisha: ”Asnjë incident mes demokratëve nuk ka. Thirrja ime është që kryetarët e degëve të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen të vënë në dispozicion selitë për referendumin. Kurrë nuk mund të mendojë njeri se selitë e partisë janë apartamentet private të drejtuesve. Miqësisht i ftoj ta organizojnë vetë referendumin, por qoftë për një motiv apo tjetër nuk e kanë ndarë mendjen selitë të jenë në dispozicion të anëtarësisë.”

Ish kryeministri Sali Berisha shkoi mesditën e sotme për të mbajtur një mbledhje të komisionit të Rithemelimit të PD-së. Mbledhja u mbajt në një zyrë tjetër përballë zyrës ku Lulzim Basha po mbante një takim me anëtarët e kryesisë.