“Burri i Gjylametit solli skenën e Berishës në Arenën e Hajnisë” Basha: Nuk jemi më 17 vjeç!
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta lidhur me Foltoren dhe Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor në “Air Albania”.
Basha tha se Blerina Gjylameti së bashku me një kompani italiane lidhur me TV Klan kanë sjellë skenën e kuvendit të 11 dhjetorit në atë që e quante si “Arenën e Hajnisë”.
Basha: Mua më ka stresuar fakti që nuk po bëj 100% punën time. Këtu 100% e energjive të mia duhet të ishin në përballjen, publike, mediatike, protesta ndaj Edi Ramës. Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati, të varura nga oligarkia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibeajt deri me 11 do jesh këtu kryetar, ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me një kompani italiane lidhur me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Ajo skenë një zot e di sa kushton. Të kujt janë këto para? Ky është trekëndëshi i Bermudës.
Këto lajme nuk lejoheni që t’i raportoni ju sepse pronarët janë t ëvaruar nga oligarkët dhe paguhen nga Rama që të mos dalin këto të vërteta. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dhe jemi fëmijë që i shkojmë pas siç kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç . Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp.

