“I thirrur nga prokuroria belge për Toyota Yaris” Basha: Nuk më ka ardhur ftesë, ndoshta i ka shkuar Berishës

I pyetur me thirrjen e prokurorisë blege lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk ka një thirrje të tillë ndaj tij.

Basha tha se akuza të tilla nuk janë të vërteta dhe se çështje të tilla po largojnë vëmendjen nga çështjet e rëndësishme të vendit.

Basha: Nëse ta kanë çuar ty ftesën, ma çoni dhe mua. Nëse ia kanë çuar Sali Berishës ftesën, ma jepni. Në 17 dhjetor. Edhe nga e shenjta Nënë Tereza siç thotë ajo; kontrolloni. Kontrolloni mos besoni te fjalët e Berishës. E kam bërë atë ndarje. Hak me Zotin jam, por jo me Sali Berishën. Do flasim, këtu do jemi. Çdo shtëpi shqiptare janë të ftohta, kanë fëmijë brenda. Ato janë në mënyrë. Këto janë hallet e shqiptarëve.


Ato që i thotë Berisha si fakte, verifikojini të paktën. Që gazetari të jetë i paprekshëm në dinjitet, nënkupton minimumin e të ardhurave, sigurimet shoqërore. Ne e kemi pjesë të programit tonë. E kemi konsultuar me ekspertët më të mirë, në këtë drejtim do të bëjmë gjithçka. Ju kërkoj që të bëni verifikimi, me dy burime. S’kam asnjë njoftim, asnjë padi për çështje gjyqësore. Klubi falet, por gazetari falet. Gënjeshtrat mos i riqarkulloni.