Basha: Nga tollovia e Berishës fiton vetëm Rama, nuk ia fal kurrë si qytetar e si baba këtë
Nga salla ku po mbante mbledhjet me Kryesinë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpesh se demokratët duhet ta refuzojë kërkesën për bojkot në 18 dhjetor.
Ai tha se Rama është përfituesi kryesor i tollovisë 3-mujore të Sali Berishës, pasi ai është tubi i vetëm i oksigjenit që e mban në këmbë Ramën.
Basha theksoi se sot PD-ja në vend që të merret me hallet e të përmbyturve dhe qytetarëve, po merret me tollovinë e Sali Berishës.
Basha: Asnjë demokrat dhe as anëtarët e Këshillit kombëtar që refuzuan thirrjen për bojkot, ata votuar dhe vendosen dhe asnjë anëtar që do të mblidhet në 18 dhjetor nuk do tu nënshtrohen presioneve. Do ta marrin pjesë në një proces politikë shprese që shikon nga e ardhmja që do të përfundojë me ardhjen e PD-së në pushtet.
Kjo nuk do të bëhet nga një person non grata dhe që do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat e tij personale. Ne do të kemi një parti në krah të shqiptarëve dhe SHBA-ve, mbështetja e të cilëve është shprehur qartë pak ditë më parë dhe do ta çajmë perden e dëshpërimit. Rama është përfituesi kryesor i tollovisë 3-mujore të Sali Berishës, pasi ai është tubi i vetëm i oksigjenit që e mban në këmbë Ramën.
Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve dhe atyre që largohen, apo që janë në varfëri e harxhojnë buxhetin e tyre për drita, ujë dhe taksa apo ushqime, ne sot merremi me tollovinë e Sali Berishës. Në nivel personal nuk ia fal kurrë si qytetar dhe si baba i dy fëmijëve, sepse ai është bërë një barë për demokratët dhe për PD-në. Është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare.

