Noka: Basha thjesht bravaxhi, neveri, njerëzit e armatosur nuk i kam parë se flisja ndryshe!

Pas ikjes nga selia e PD-së të ish-kryeministri Sali Berishën, Flamur Noka është shprehur se janë vjedhur të dhënat e Forumit Rinor Demokrat.

Ai theksoi se shoqata e bravave mendon se i mbyll shtëpinë demokratëve, duke shtuar se Basha do ta luftojë Ramën duke rrethuar me policë partinë.

Flamur Noka: Janë vjedhur të dhënat e forumit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Këtë po e bën Peng-Basha me të tijët. Po presim drejtuesit e forumit dhe do të vazhdojmë. Konflikt fizik? Kjo është shtëpia jonë, shkojmë e vijmë përditë. Nëse mendojnë se do i marrim leje dikujt, kjo pastaj i kapërcen kufijtë e çmendurisë. Shoqata e bravave mendon se i mbyll shtëpinë demokratëve. Këto janë gjëra të neveritshme.

Basha e tregon veten se kush është, thjesht bravaxhi. Si do e luftojë Edi Ramën, kur e ka rrethuar 2 ditë partinë me policët e tij? Unë nuk kam parë se po të kisha parë do të flisja ndryshe. Banda e bravave është kthyer në bunker. Operacioni “Brava”. Si mund të përballet me Ramën kur lutet t’ia mbrojë partinë? Qesharake.